Goran Gruevski u dënua në mungesë me vetën 1 vit e gjashtë muaj burg dhe gjashtë oficerë morën dënim me kusht për rastin e Kalasë.
Gjykata vërtetoi akuzat ndaj tij për për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin në masë, përcjell Almakos.
Pesë oficerë të punësuar në Drejtori për kundërzbulim morën një dënim me kusht prej një viti, i cili nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryejnë një vepër tjetër penale brenda tre viteve. Një nga oficerët mori dënim më të ulët, një mori dënim nëntë muaj i pezulluar, i cili nuk do të zbatohej, nëse brenda tri viteve nuk kryen një vepër penale të re.
Siç shpjegoi gjyqtari, për këta nëpunës është përcaktuar një dënim më i ulët, sepse me deklaratën e tyre para gjykatës ato kontribuan në vërtetimin e rastit. Gjykata këtë e merr si një rrethanë lehtësuese.
Në aktgjykimin e Goran Grujevski, gjykata deklaroi se si rrethanë rënduese është marrë parasysh se ai kishte qëllim të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës dhe inicioi ekzekutimin e tij. Përveç kësaj, ai kishte autoritet mbi oficerët, i ka frikësuar ato nëse nuk e kryenin veprën dhe si rrethanë rënduese, u mor parasysh se edhe pse procedura gjyqësore ishte ende në zhvillim e sipër, ai ishte ende në arrati.
Dy prej oficerëve e dëgjuan vendimin me lot në sy, ndërsa katër të tjerët ishin të qetë dhe nuk u përgjigjën.
Përndryshe, për veprër penale të falsifikimit të një dokumenti zyrtar për të cilin akuzohet Gruevski, ligji parashikon një dënim me burg prej tre deri në pesë vjet./Almakos

