Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca gjyqësore për rastin e PSP-së ‘Fortesa’, në të cilën akuzohen shtatë punonjës në DSK të cilet ndiqen për zhdukjen e dokumentacionit zyrtar e lidhur me bisedat e përgjuara.
Seanca e fundit është anuluar pasi që gjykatësja, Lidija Petrova, ishte në pushim mjekësor.
Grujovski dhe katër të dyshuar të tjerë, dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, u akuzuan vitin e kaluar për shkatërrimin e sistemit të përgjimit të paligjshëm me vlerë 10 milionë euro
Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit.
“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP.