Prokuroritë publike dhe gjykatat në Republikën e Maqedonisë prej sot
punojnë me kohë të re të punës, prej orës 7:30 deri në orën 15:30.
Vendimin për kohën e re të punës të gjykatave e solli Këshilli Gjyqësor i RM-së në seancën e mbajtur më 30 gusht, në pajtim me Vendimin e Qeverisë për ndryshimin e kohës së punës së administratës.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, pas seancës deklaroi se për kohën e re të punës janë prononcuar edhe të punësuarit në gjykata dhe shtoi se do ta ndjekin si kjo do të ndikojë ndaj efikasitetit të punës së gjykatave.
Ushtruesi i detyrës prokuror publik i Republikës së Maqedonisë më 31 gusht solli Vendim që prej 4 shtatorit të zbatohet koha e re e punës, prej 7:30 deri në orën 15:30
Data 28.10.2026
Aktuale
- Reflektimi i institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Një thirrje për përgjegjësi
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
- Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur
- Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, arrestimi pritet së shpejti
- “Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave”, BIRN: Shpërblimi 2500 euro mund të perceptohet si miratim politik
- Gjykata liron 10 të arrestuarit pas protestës, cakton detyrim paraqitje
- Kush do ta drejtojë Prokurorinë për Krim të Organizuar? Sot votojnë prokurorët


