Alsat-M 2019-09-06T11:18:17+02:00
Personi është kërkuar më shumë herë në banesë. Është lënë njoftim për të- këtë e ka lexuar fillimisht gjykatësja Xheneta Begtoviq në seancën e sotme gjyqësore për lëndët e PSP-së për përgjimet e paligjshme “Target dhe Fortesa”, për ish agjentin Zoran Verushevski.
Gjykata nuk ka arritur që të njëjtin ta gjejë edhe në vendin e punës në Qeveri, si këshilltar kombëtar për siguri i kryeministrit Zoran Zaev. Qeveria ka vulosur thirrjen e gjykatës, mirëpo nuk ka dëshmi se ai vetë e ka pranuar thirrjen.
Gjithashtu nga PSP-ja kanë potencuar se nuk kanë marrë ndonjë informatë për ndryshim të adresës së banimit./Alsat
Loading…



