Gjykata Kushtetuese vlerësoi se aktakuza nuk paraqet akt individual, me të cilin vendoset për liritë dhe të drejtat individuale për qytetarët, respektivisht për kufizimin ose marrjen e lirive dhe të drejtave të caktuara, të garantuara me Kushtetutë, por bëhet fjalë për parashtresë, respektivisht akt të njëanshën procesual, i cili është bazë për udhëheqjen e procedurës penale dhe e ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Antonio Milloshoski, për rastin ku theksohet kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave, ndërsa si akt me të cilin janë shkelur liritë dhe të drejtat, ka parashtruar aktakuzë dhe vendim me të cilin dokumenti u miratua në tërësi.
“Gjykata konfirmoi se nuk janë plotësuar parashtresat nga dispozitat e përmendura nga rregullorja e Gjykatës kushtetuese, për veprim meritor dhe vendosje për kërkesën për mbrojtje të lirive dhe të drejtave”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.