Gjykata e Apelit sot vazhdoi me shqyrtimin e apeleve për masat për kujdes të shqiptuara nga Gjykata Penale në lëndën “Titanik” në PSP për parregullsi zgjedhore. I pari në Gjykatë u paraqit ish kryeministri, Nikolla Greuvski, i cili kërkoi t’i kthehet pasaporta dhe tha se është i bindur në pafajësinë e tij. Pas Gruevskit në Gjykatën e Apelit arriti ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Kiril Bozhinovski.
Nuk jam në funksion shtetëror dhe nuk kam qëllim të jem përsëri. rregullisht jam paraqitur në PSP – deklaroi Kiril bozhinovski.
Në mesin e të dyshuarve në rastin “Titanik” është edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski. Janakievski u betua në gjykatë se do të paraqitet në sa herë që do të jetë i ftuar.
Betohem se do të paraqitem në gjykatë. Unë vet personalisht numrin tim të telefonit e dorëzova në PSP dhe Gjykatë. Nuk kam ndikuar tek dëshmitarët – u shpreh Janakievski.
Seancat janë caktuar pasi që PSP për rastin “Titanik” u ankua ndaj vendimit të Këshillit penal pranë Gjykatës themelore Shkup 1 me të cilin të akuzuarve, në vend të paraburgimit, u janë shqiptuar masat për kujdes. Ankesa ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë parashtroi edhe mbrojtja e të akuzuarve. Gjykata ka afat prej 48 orëve të sjellë vendim.
Gjykata deri më tani i refuzoi të gjitha ankesat e parashtruara ndaj vendimeve të Gjykatës penale lidhur me lëndët e PSP-së.

