Myftinia e Tetovës njofton hoxhallarët, xhematin e Tetovës dhe opionion në përgjithësi se sot më datë 16.09.2025, kanë pranuar vendimin e Gjykatës Civile Shkup nr. V П1-328/24 me ç’rast konfirmohet që Prof. Dr. Qani Nesimi mbetet Myfti i Tetovës.
Ky vendim i Gjykatës Civile në Shkup është i plotëfuqishëm deri në përfundimin e kontestit të procesit gjyqësor që zhvillohet pranë kësaj gjykate, reth vendimit joligjor dhe antikushtetues të Shaqir Fetaut rreth shkarkimit të Muftiut Qani Nesimi, a njëherit i ndalohet BFI-së dhe Shaqir Fetaut në çështjen e Myftinisë së Tetovës të sjellë vendime antikushtetuese dhe të vepron në kundërshtim të vendimeve të organit bazë themelor kolektiv Muftinia e Tetovës.
Në bazë të vendimit gjyqësor obligohet regjistri qendror i RMV-së, të kryen ndryshimet në regjistrin e Bashkësisë Fetare Islame – Myftinia e Tetovës, me ç’rast duhet të kthehet në regjistrin qendror emri i Muftiut aktual legal dhe legjitim Prof. Dr. Qani Nesimi, pas të cilit qëndron unanimisht organi kolektiv kushtetues bazë i BFI-së pra Myfinia e Tetovës dhe shumica absolute e mexhlisit të Myftinisë të Tetovës.
Nga Myftinia e Tetovës gjithashtu njoftojnë hoxhallarët, xhematin e Tetovës dhe opinionin të mos bien pre dezinformatave, spekulimeve dhe gënjështarve të Shaqir Fetait i cili i fshehur pas një farë shërbimi për informim paraqitet si viktimë në arsyetim të veprimtarisë së tij joligjore dhe antikushtetuese, duke u paraqitur me akuza, shpifje dhe trillime nga më të ndryshmet reth kontestit Shaqir Fetai – Muftinia e Tetovës. Ngase në kontestin gjyqësor Shaqir Fetai – Muftinia e Tetovës, ekzistojnë vetëm dy vendime gjyqësore të plotëfuqishme, dhe atë vendimi i Gjykatës Civile Tetovë nr. П1-1573/23 nga KU REFUZOHET kërkesa e BFI që Muftiu prof. Dr. Qani Nesimi të lëshon objektin e selisë së Muftiniës së Tetovës, dhe vendimi aktual i Gjykatës ës Civile Shkup ku aprovohet kërkesa e Qani Nesimit të mbetet Mufi i Tetovës deri në përfundimin e procesit gjyqësorë reth vendimit joligjor dhe antikushtetues të Shaqir Fetait rreth shkarkimit të Muftiut legal dhe legjitim Qani Nesimi.
“Ftojmë publikisht Shaqir Fetain nëse posedon vendime gjyqësore kundër prof. Dr. Qani Nesimi, Muftiut të Tetovës legal dhe legjitim të paraqitet personalisht në opinion dhe t’i prezenton të njejtat” – thonë nga Myftinia e Tetovës.