Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar 23-vjeçari me iniciale A.D. i cili gjatë ditës së sotme kishte gjuajtur me armë në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair të Shkupit, transmeton TV21.
“Më 30.03.2025 rreth orës 08.00 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair është vërejtur se si nga vetura “Audi A3” në lëvizje, me targa të Shkupit, janë gjuajtur disa plumba në ajër.
Nëpunësit policorë e kanë siguruar vendin dhe kanë gjetur pesë gëzhoja nga arma e gazit, kurse pas ndërmarrjes së masave është gjetur A.D. (23) nga Shkupi, personi që e ngiste veturën. Me të është realizuar bisedë informative, ku ka sqarar se ka gjuajtur me armë gazi “Zoraki”, të cilën e kishte gjetur në shtëpinë e tij në Çair”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga atje shtojnë se pas urdhrave të prokurorit, arma është marrë kurse kundër personit janë shqiptuar kallëzime përkatëse.