Sot (27 qershor) në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 14:00 në rajonin e SPB Kumanovë, u kryen kontrolle të intensifikuara, me ç’rast janë gjobitur shoferët të cilët drejtojnë një automjet me shpejtësi më të madhe se sa është lejuar, ku janë gjobitur 84 prej tyre.
– Advertisements –
Nga atje thonë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim.
Policia u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregulla e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë në rrugë më të sigurta.



