Ministria për Punë të Brendshme (MPB) dje ka kryer kontrolle të intensifikuara në të gjithë vendin për të dënuar të gjithë shoferët që vozisin automjetet me shpejtësi më shumë nga e lejuara, me çka janë gjobitur 401 prej tyre.
– Advertisements –
“Prej tyre, 29 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar dhe pesë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 km/orë. Kështu, 230 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 171 jashtë vendbanimeve”, njoftojnë nga MPB.



