Gjobiten 246 shoferë në Shkup

Gjobiten 246 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 246 masa, prej të cilave 25 janë për vozitje pa leje shoferi, 12 për mosregjistrim të automjeteve, 15 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 11 për ngarkim, 7 për mosdhënie të përparësisë së kalimit për këmbësorët, 68 masa për parkim jo të rregullt dhe 47 automjete janë ngritur me automjetin special ‘Karoteci’. Për mosmbajtje të maskës janë shqiptuar 44 dënime”, thonë nga SPB Shkup.

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria”, thuhet në njoftimin e policisë.