Shkolla e mesme komunale e Dibrës “28 Nëntori” është e gatshme që të fillojë me mësim me prani fizike të nxënësve, deklaroi për MIA-n drejtori Ramadan Imeri.
“Po i përfundojmë të gjitha procedurat dhe i plotësuam të gjitha kushtet të cilat Ministria e Shëndetësisë na i kërkoi. Si shkollë bashkë me kuadrin e profesorëve plotësisht jemi të përgatitur për fillim të mësimit me prani fizike të nxënësve”, tha Imeri.
Ai shtoi se ky institucion arsimor, i cili që prej para disa viteve punon në objekt të ri, të madh dhe bashkëkohor, disponon me hapësirë të mjaftueshme që të sigurojë distancë fizike.
“Me hapësirë të mjaftueshme për këtë disponon edhe objekti i ri i gjimnazit në fshatin Mogorçë, ku funksionojnë disa paralele”, theksoi Imeri.
Në periudhën e kaluar, që nga paraqitja e pandemisë, në disa raste është bërë dezinfektim i hapësirave në gjimnaz, sallën e sportit, e cila është në rrethin e shkollës, si dhe oborri.
Në këtë, shkollë të vetme të mesme në komunën e Dibrës, mësimin e ndjekin 584 nxënës në gjuhën maqedonase dhe shqipe, të gjithë në drejtimin e gjimnazit.



