Më 19.11.2025 në orën 23:35 në rrugën „Vardarski Rid“ në Gjevgjeli, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Kalimin e Kufirit dhe Mbikëqyrjen Kufitare Bogorodica e privuan nga liria V.C. (24) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të një automobili „Kia“ me targa kombëtare shqiptare, i drejtuar nga ai, u gjetën 10 persona migrantë, nga të cilët shtatë nga Egjipti dhe tre nga Maroku. Migrantët janë vendosur në një qendër pritjeje dhe tranziti në Gjevgjeli, ndërsa personi është mbajtur në stacionin policor.
Është njoftuar një prokuror publik dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet një kallëzim përkatës.


