Pas protestave të shumta që i kërkuan kancelarit gjerman Olaf Scholz që të sigurojë ndihmë me tanke për Ukrainën, qeveria gjermane sinjalizoi këtë fundjavë se nuk do të përpiqet të pengojë qeverinë polake që të furnizojë ushtrinë ukrainase me tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman.
Dritën jeshile për transferimin e Leopard 2 e ka dhënë ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Baerbock, në një deklaratë për televizionin francez, shkruan Forbes.
Kjo mund të inkurajojë vendet e tjera të NATO-s që të dhurojnë tanket e tyre të tepërta Leopard 2. Janë qindra prej këtyre tankeve të fuqishëm në ruajtje në të gjithë Evropën./Lajmi i plotë.