Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Zllatko Perinski tha se si Qeveri janë shumë më të shqetësuar pas takimit mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Shtoi se nuk kanë dëgjuar asnjë zgjidhje konstruktive për zgjidhjen e problemit.
Nuk dëgjuam asgjë kontruktive nga ana e tyre. Zhgënjyese është gjendja, edhe pse është sjell përfundimi se nuk ka komunikim mes më shumë grupeve të këshilltarëve në Qytetin e Shkupit që paraqet një nga pengesat dhe për këtë kryetarja e Shkupit propozoi që deri në fund të javës, të përpilojë një plan i cili do të prezantohet para këshilltarëve, edhe pse pritshmëritë tona nuk janë të mëdha dhe duhet ta pranoj. Në këtë drejtim do të presim që deri në fund të javës të shohim se çfarë plani do të sjell dhe në bazë të përfundimeve të tij të sjellim zgjidhje”, tha Perinski, transmeton TV21.