Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:40 në rrugën “Avdyl Ramaj”, Prishtinë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/


