Një rast i rëndë shënohet në Durrës, ku një 36 vjeçar është gjetur i pajetë në një banesë të braktisur.
Trupi i të riut, me iniciale F.K., është gjetur ditën e djeshme (17 janar), në një banesë të pabanuar.
Kushëriri i tij, shtetasi E.P., e denoncoi zhdukjen e të riut në datë 5 janar, pasi 36 vjecari ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Uniformat blu njoftojnë se dyshimet e para lidhur me shkakun e vdekjes së të riut janë ato të2 overdozës.
Sakaq, në trupin e 36 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
NJOFTIM
Më datë 17.01.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 16 Durrës, në një banesë të pa banuar është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.
Më datë 05.01.2025, shtetasi E.P, (kushëriri i shtetasit F.K) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, se shtetasi F. K, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se 36 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e overdozës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.