Nëpunës policorë të NJPB Kavadar dje kanë privuar nga liria Z.Z (41) dhe bashkëshorten e tij 37-vjeçare F.M.Z. nga Kavadari dhe Xh.N (32) dhe L.M (56), të dy nga Velesi.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Z.Z. në Kavadar të kryer me urdhër të gjykatës është konstatuar se personat përdorin drogë narkotike, pas së cilës në banesë janë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhuri ngjyrë kafe, një lëndë bimore e gjelbër, një lëndë pluhuri i verdhë dhe sende të tjera me mbetje narkotike.
Personat janë ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të ngritët kallëzim përkatës.