Në pikën kufitare “Bllacë”, gjatë ditës së djeshme nga liria është privuar 36 vjeçari L.B, shtetas i Kosovës sepse pas kontrollit i njëjti ka figuruar në listën e Interpoolit zviceran për masën “arrest”.
Pas arrestimit i njëjti u është dorëzuar zyrtarëve policorë për procedurë të mëtutjeshme.
“Në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, nga liria është privuar L.B (36) nga Kosova sepse pas kontrolleve të kryera në njësinë operative, është konstatuar se i njëjti është në listën e Interpolit zviceran. I njëjti u arrestua dhe u dorëzua në polici për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB.



