Dy persona janë arrestuar nga policia e Tetovës pasi gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur më shumë paketime marijuane dhe armë zjarri.
Siç kumtoi MPB-ja, dje në bazë të urdhrit gjyqësor, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë kanë kontrolluar shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të E.M (52) nga Jazhinca e Tetovës.
Gjatë kontrollit në njërën prej dhomave janë gjetur 29 paketime me marijuanë, të mbështjella me celofan, me peshë prej rreth 30 kilogramë, peshore digjitale, një plumb të kalibrit 7.62 milimetra, dy plumba të kalibrit të panjohur me madhësi të ndryshme dhe një qese e vogël celofani me hashash.
Sendet e gjetura me vërtetim janë konfiskuar dhe dorëzuar për ekspertizë, ndërsa E.M është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtejme.
Gjithashtu dje në bazë të urdhrit gjyqësor të marrë paraprakisht, është bërë kontroll edhe në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të M.S (39) në Tetovë. Me ç’rast janë gjetur dy armë zjarri, të cilat i ka poseduar pa leje, një të markës “Valter P99” me karikator me pesë plumba, të kalibrit 5 milimetra, ndërsa tjetri “Zastava” me karikator me shtatë plumba, me kalibër prej 6.35 milimetra. Pas kësaj M.S është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policorë në Tetovë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rasteve, kundër dy personave do të parashtrohen padi përkatëse.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


