Nëse flini në shpinë, ka më shumë mundësi që të jeni të prirë ndaj gërhitjes, e cila mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
Ekspertët paralajmërojnë se një person që gërhet mund të ketë disa nga problemet e mëposhtme shëndetësore: apnea obstruktive e gjumit, sëmundje të zemrës, obezitet, hipotiroidizëm ose një tiroide joaktive, septum të devijuar, polipe të hundës dhe probleme me sinuset.
Ata që priren të gërhijnë kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të pësojnë goditje në tru në krahasim me njerëzit që flenë mirë.
Edhe pse në shumicën e rasteve gërhitja është një fenomen shumë i zakonshëm që mund të jetë i pakëndshëm vetëm për njerëzit që janë pranë nesh, megjithatë nuk duhet anashkaluar.



