Fshati Gërçec në Komunë e Sarajit gati se 24 orë është pa rrymë elektrike dhe në terr të plotë.
Banorët e këtij fshati krtikojnë rëndë EVN pasi sipas tyre kjo kompani ka lënë pa rrymë familjarët me fëmijë të vegjël, si dhe nuk japin përgjigje konkrete se pse ndodh kjo gjë.
Gërçecalit paralajmërojnë protesta dhe bllokime rrugësh dhe të zyrave të EVN në Gjorçe nëse nuk zgjidhet ky problem sa më shpejtë.