Shqipëria vihet në shenjestër të televizionit shtetëror rus si bashkëhartuese me Shtetet e Bashkuara e rezolutës së miratuar me shumicë të gjerë votash në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënon Rusinë për aneksimin e 4 rajoneve ukrainase. Vladimir Soloviov, drejtues i një emsioni mbrëmjeje në kanalin e parë të televizonit shtetëror rus Russia 1 ironizon rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
Vladimir Solovyov: Ku janë sanksionet ndaj këtij vendi me emrin Shqipëri?
Soloviov i njohur ndërkombëtarisht si mbështetës i Putin, shquhet për qëndrime të mbuluara me propagandë. Madje në një nga puntatat më të fundit të emisionit të tij ‘Mbrëmje me Vladimir Soloviovin’ ai bëri edhe thirrje që Rusia të godasë sa më shpejt vendet e NATO-s me raketat shkatërrimtare Sarmat.