Takim frymëzues me studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Kështu e vlerësoi kryeparflamentari Afrim Gashi vizitën e studentëve të IBU-së në Kuvend.
Njoftimi i Gashit:
Javën e përfundova me një takim frymëzues me një grup studentësh të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Gjatë vizitës, ata u njoftuan nga afër me funksionimin e Kuvendit, proceset legjislative dhe rolin kyç që institucioni ynë luan në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Në një bashkëbisedim të hapur dhe të sinqertë, i inkurajova të mos heqin dorë kurrë nga ambicia për të ndikuar pozitivisht në shoqëri. I ftova që gjatë rrugëtimit të tyre profesional, të mos harrojnë ta ruajnë gjithmonë dimensionin njerëzor. Takime të tilla më rikujtojnë se investimi më i çmuar është ai në mendjen dhe shpirtin e të rinjve sepse aty lind shpresa dhe vizioni për një të ardhme më të mire.