Policia Kriminale Shtetërore e Baden-Wurrtemberg ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 44 vjeçarin shqiptar, Berti Dedja.
Sipas Europol, Dedja është futur në listën e më të kërkuarve të Evropës, pasi akuzohet si “ koka” e një grupi kriminal i cili merrej me tregtimin e drogave të rënda.
Dedja i njohur si “Berti” dhe “Schakal” është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar dhe hetuesit kanë dyshime se ai mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.
Për transportin e drogës Berti Dedja ka përdorur mjete të enkas për këtë qëllim. Ai akuzohet se që nga viti 2016 ka ushtruar një tregti profesionale droge të kokainës dhe marijuanës, me pjesëmarrjen e personave të tjerë.Prej vitit 2018 ai qëndron i fshehur, ndërkohë Prokuroria publike është përgjegjëse kryesore për hetimin e çështjes Dedja.
Ndër të tjera, 44-vjeçari akuzohet për transport dhe shitje droge në rrethin Ostalb, siç bëri të ditur prokurori publik përgjegjës i pyetur nga TAGBLATT.