Mali në fshatin Dollogozhdë të Strugës ka marrë flakë. Nga fotot dhe video inçizimet amatore që i dërgoi një shikues në adresë të TV SHENJA-s, në të cilat shihet tym i dendur, dëshmojnë për gjendjen momentale atje.
Sipas tij deri në këto momente ende nuk ka arritur ndonjë ekip i zjarrfikësve për ta shuar zjarrin.
Gjithashtu ende është e paqartë nëse flakët janë shkaktuar nga temperaturat e larta, ose bëhet fjalë për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme. /SHENJA/
Merr flakë mali në Dollogozhdë të Strugës by tvshenjaofficial


