Policia ka vendosur në pranga 80-vjeçarin, i cili përplasi me automjet 22-vjeçarin Fatjon Kasaj
I riu po udhëtonte me motor në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, kur u përfshi në aksidentin tragjik që i mori jetën.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën“, njofton policia.