Kjo foto është publikuar nga gazeta gjermane, Die Welt. Aty tregohen të rejat shqiptare, teksa marrin mësime se si duhet të kujdesen për të moshuarit nëpër azilet gjermane.
Kjo është ëndrra e të rinjve shqiptarë, largimi drejt Gjermanisë për të punuar si kujdestarë për të moshuarit, shkruajnë mediat gjermane.
DeutschlandFunk shkruan se kontratat janë dyvjeçare, kurse paga bazë është 1500 euro. Silvana Belalla thotë se nuk e mendoi dy herë që të kapte këtë mundësi.
Më shumë se 4500 kujdestare dhe infermiere shqiptare kanë mësuar gjermanisht. Shumica e tyre janë larguar tashmë drejt Gjermanisë. “Rroga minimale në Shqipër është 300 euro, kaq marr edhe unë. Por duhet të rris dy fëmijë,” thotë Silvana.
Të dy portalet gjermane theksojnë se Shqipëria është në rrezik nga largimi i infermierëve dhe mjekëve.