Klubi i hendbollit Maqedonia Gjorçe Petrov nga vendbanimi me të njëjtin emër në Shkup po kalon një kalvar të vështirë të pasi mbetën pa sallë për stërvitjet dhe ndeshjet në pjesën e dytë të ligës së parë të hendbollit të Maqedonisë.
Salla sportive në shkollën e mesme “Koço Racin”, të cilën e kanë shfrytëzuar me vite, nuk e kanë më në dispozicion, pasi kryetarja Danela Arsovska dhe Qyteti i Shkupit vendosën ta nxjerrin jashtë përdorimit, pasi siç u thanë në klub, ishte jofunksionale dhe e pasigurt për garat e ardhshme, ndonëse palestra ka vite që i plotëson kushtet për zhvillimin e stërvitjeve dhe garave./Lajmi i plotë.