Këshilli gjyqësor formoi Komision të posaçëm i cili do të përcaktojë lëshimet në proceset gjyqësore kundër 20-vjeçarit Vasil Jovanov, i cili e përplasi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova. Komisioni përbëhet nga tre anëtarë: Danka Ristova, Antoaneta Dimovska dhe Tanja Çaçarova Ilievska. Ato do të shqyrtojnë dokumentet e lëndëve kundër Jovanovit në Gjykatën Penale të Shkupit, me qëllim të përcaktimit nëse gjyqtarja Daniela Aleksoska Stojanoska e ka liruar pa bazë nga paraburgimi dhe i ka caktuar masë korrektuese-edukative për veprën e tregtisë së ndaluar me drogë. Vasil Jovanov, më 30 janar, nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi, e përplasi për vdekje në semafor të kuq 22-vjeçaren Frosina Kulakova. Pas kësaj, u organizuan disa marshime protestuese në mbarë vendin, ku demonstruesit kërkonin drejtësi për Frosinën dhe zbardhjen e plotë të rastit. /Alsat.mk
Data 25.09.2026
Aktuale
- Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt
- Studentët në Maqedoni bëhen bashkë, kërkojnë rritje të shujtës studentore nga 140 në 200 denarë
- Jo zyrtare nga Almakos: Kapet një nga autorët e dyshuar të vrasjes në Dyqanxhik të Shkupit?
- Delegacionet e rreth 70 vendeve protestuan duke braktisur sallën e OKB-së gjatë fjalimit të Netanyahut
- Denoncimi i qytetarit nxjerr emrin e “gruas së radhës” të Ergys Agasit në administratë: Kishin bashkëpunim. Zyrtarja gjobiste biznese që nuk kishin shkelje
- Mickoski në Nju Jork takon Vuçiqin, sot do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
- Këshilli i Sigurimit Kombëtar: Diskutime të Rëndësishme Pas Arrestimit të Vlora Hysenit
- Tragjedia në Padova: Një shqiptar humb jetën në një aksident ndërtimi



