Shoqërohet nga policia kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”. Kështu deklaron botuesi Nikoll Lesi, i cili thotë se kryeredaktori është marrë me forcë nga forcat speciale të policisë.
Ai deklaron më tej se ka folur me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe i është thënë se ka qenë një gabim.
“Forcat speciale morën me forcë kryeredaktorin te rrugica e redaksisë. Fola me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, më tha se është gabim dhe po e lëshojnë”, është shprehur Lesi.
Ndërkohë policia herë pas here ka ndërhyrë edhe me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.



