Forumi ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut, ka ngritur iniciativë për daljen nga kriza politike në të cilën është zhytur vendi. Ata kërkojnë kthimin e Maqedonisë në rrugën e demokracisë dhe realizimin e qëllimeve strategjike shumëvjeçare dhe prioriteteve – anëtarësimin në Unionin Europian dhe NATO.
‘’Duke u nisur nga supozimi kyç se sundimi I ligjit është fundamenti bazë i demokratizimit si përfitim civilizimi, kriza në R.M patjetër të zgjidhet me mekanizma të shtetit juridik dhe sipas parimeve secili të përgjigjet politikisht, moralisht, matrialisht dhe penalisht për veprat e bëra’’, ka deklaruar Idriz Sinani, kryetar i Forumit për të drejtat dhe lirit e njeriut.
Ata kërkojnë që përfaqësuesit e partive politike më të mëdha menjëherë të ulen në tryezën e bisedimeve për marrëveshje dhe të kontraktojnë formën e re të bisedimeve në të cilën do të kyçen edhe përfaqësues të partive tjera politike të cilat janë jashtë parlamentit.
‘’Shpejt dhe pa kushte të sigurohet garanci dhe të krijohen të gjitha supozimet për funksionimin papengesë të GJSP, konform mandatit dhe kompetencave të dhëna me ligj’’, tha më tej Idriz Sinani.
Po ashtu kërkohet që të gjithë bartësit e funksioneve publike , të cilët u dëgjuan në bisedat e përgjuara të përjashtohen nga bisedimet.
Hava Tahiri /SHENJA/
FNDLNJ, deklaratë kuvendit për dalje nga kriza by tvshenjaofficial