Analisti nga Shqipëria, Fitim Zenkthi, tha se është hera e parë që ndeshet me termin “parti euro-aziatike”, duke ironizuar se shkencëtarët e botës duhet fusin këtë term në manualet e tyre të shkencave politike. Fakti që Ahmeti vazhdimisht akuzon dhe denoncon tjetrin, shtoi Zenkthi, është një lloj tipari i marksist-leninistëve. Nga ana tjetër, Ergys Mertiri, tha se vërehet një natyrë qeverisëse e cila është tipike sipas profilit qeverisës që ka qenë dikur në kohërat komuniste. Në ndërkohë, duke folur për shpikjen e termit “parti euro-aziatike”, Agim Baçi tha se ka një lloj detyrimi për të folur ndryshe, për shkak se ka ardhur një forcë politike që flet ndryshe. Ai shtoi se shqiptarët kanë nevojë për një përfaqësim tjetër, për një përfaqësim që i shikon ata si dinjitoz për t’u përfaqësuar në të gjitha institucionet. Sipas Agim Baçit, debati ideologjik është një farsë, pasi jemi përballë situatës nëse kanë dështuar ato që kanë përfaqësuar shqiptarët deri tani apo jo.
Data 02.12.2023
Aktuale
- E dashura e qorton Bucin në BBV : Babi e ka ble një TV të ri se të parin e ka thy
- Sulmet e Izraelit ndaj Gazës rritën interesin për Islamin dhe numrin e të konvertuarve muslimanë në Spanjë
- Kovaçevski: Maqedonia e Veriut tashmë është faktor i stabilitetit
- Përfundon armëpushimi, rinisin luftimet Izrael – Hamas (VIDEO)
- Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit
- Vrasja e Liridona Murselit, arrestohet edhe personi i tretë
- 73 gazetarë palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite në Gaza që nga 7 tetori
- Rritet në 109 numri i palestinezëve të vrarë pas rifillimit të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës