Filmi artistik me metrazh të gjatë “Golden Five” e Goran Trençovskit
ka hyrë në selektimin zyrtar të edicionit të 36-të të Festivalit internacional të filmit në Nju-Xhersi nga gjithsej 367 filma të paraqitur nga tërë bota.
Premiera amerikane, filmin do ta ketë më 22 shtator, ndërsa në ftesë të organizatorit, regjisori Trençovski do të realizojë takim me studentë dhe profesorë të Universitetit “Ratgers” në NjuBransuik, ndërsa producenti Dejan Milloshevski do të negociojë me shpërndarës potencialë të filmit
për SHBA-në.
Më 8 shtator, filmi do të shfaqet në Festivalin qendror- evropian të filmit në Temishvar, Rumani, më 19 shtator në Festivalin e regjisë së filmit në Leskovac, ndërsa janë konfirmuar edhe selektimet e festivaleve në Poloni, Çeki dhe Rusi.
Filmi “Pesëshja e artë” deri më tani është selektuar në rreth 20-të festivale të filmit, ka fituar pesë çmime internacionale dhe është filmi më i shikuar në Maqedoni në sezonin e fundit.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
- Reflektimi i institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Një thirrje për përgjegjësi
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
- Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur
- Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, arrestimi pritet së shpejti
- “Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave”, BIRN: Shpërblimi 2500 euro mund të perceptohet si miratim politik


