Tenori i famshëm Ramë Lahaj është një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë, zëri i të cilit ja ngritur peshë skenat më të mëdha botërore.
Por sot, më 19 Mars, Lahaj, me performancën e tij, do të jetë i pranishëm në Tiranë, në një Koncert Gala dedikuar 25-vjetorit të themelimit të SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.
Tenori me famë botërore nuk do të jetë surpriza e vetme e festës së madhe, e programuar për t’u dhënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Sopranoja Ulpiana Aliaj, këngëtarja e famshme nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva, Ansambli i Këngëve dhe Valleve e shumë të ftuar specialë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Austria etj, do ta shndërrojnë këtë të martë në një mbrëmje të paharrueshme.
I gjithë spektakli do të modelohet nga dy emra të njohur të ekranit, Ardit Gjebrea dhe Fjoralba Ponari. Kjo e fundit edhe imazhi SIGAL UNIQA.
“SIGAL UNIQA Group Austria”, 25 vite histori suksesi
E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.