Sa i përket deklaratave të zv/kryeministrit Aleksandar Nikollovski se parimi i fituesit me fituesin nuk do të vlej as në zgjedhjet e ardhshme, kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se kjo është dëshirë e tij.
“Kush është Nikolloski që të flasë e aq më pak që të flasë se si duhet të votojnë dhe për kë duhet të votojnë shqiptarët. Prandaj argumenti i atij mua nuk më hynë në punë, unë mund vetëm të imponojë dhe të marr legjitimitetin dhe e shef ti pastaj si këndon ai”, ka deklaruar Sela.
Sela tha se ai i shef argumentet e tyre dhe në momentin kur torturohet nga shpifjet edhe të aktorëve politik edhe të mediumeve me idenë se ai do të hyjë në qeveri “e di sa baste janë vënduar nga janari deri më sot”
“Do që i kam të afërt i kanë fitu, ju kam thënë lëreni se janë muhabete të kota, dhe kur pyetem përsëri, para dy javësh aq ka, them s’është e vërtetë s’ka bisedime po ja Kasami ka thënë këtë… Nëse Kasami i pranon kushtet e mia, le të vije bashkë me Mexhitin tek unë dhe bashkërisht këto kushte t’ia vendojmë Mickoskit, nëse këto kushte nuk i pranon bashkarishtë edhe me mu bëjmë Frontin Shqiptare”, deklaroi Sela.
Ai tha se si kundërpërgjigje nga Kasami ka dëgjuar diçka akoma më skandaloze.
“Dëgjova tekst të shkrujtur nga Pi-ari i VMRO-së, që i fliste Bilall Kasami. S’na duhen tha numrat atëherë kur do të na duhen do të ulemi të flasim”, tha Sela.
Sela tha se ka kërkuar kushte në të mirën e shqiptarëve dhe jo për vete.
“Unë e di që edhe Bilalli është shqiptarë. Thu ti që badenterin në gjykatë kushtetuese e kërkojë për të siguruar për nevojat e mia, jo zotëri për të siguruar ligjet që ti thua që janë të mira për shqiptarët që mos t’i rrëzojë gjykata kushtetuese e udhëhequr vetëm nga parimi etnik”, deklaroi më tej Sela.


