Festa për Partinë Socialiste do të nisë në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”. Ishte kryeministri Rama ai që dha lajmin për atë që ai e quajti ‘përqafimi i fitores’.
Ashtu si shihet në këto pamje, gjithçka është gati tanimë për të nisur festën në pasdite.
Skenografia e përdorur ka qenë pak a shumë ajo që PS ka ndjekur përgjatë fushatës, veç se këtë herë karriget e publikut do të jenë kuq e zi, në ngjyrat e flamurit.





