Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar në rrjetet sociale pas aksidentit tragjik ku tre persona humbën jetën. Dy prej tyre janë nga Shitova, prindër të tre fëmijëve të vegjël.
Dehari shkruan se kjo është një humbje që nuk përshkruhet me fjalë.
“Një aksident tragjik na mori dy njerëz të dashur, Hadi dhe Besa Eminin nga Shitova — prindër të tre fëmijëve të vegjël. Humbje që nuk përshkruhet me fjalë… Dy jetë të ndritura u shuan para kohe, duke lënë pas dhimbje të thellë.
Lusim Zotin t’i mëshirojë dhe t’i bëjë banorë të parajsës. Ndërsa për tre fëmijët dhe gjyshen që i mbijetuan kësaj tragjedie, lutemi për shërim, për jetë, për forcë. Urojmë që Zoti t’i mbështesë me dritën e Tij në çdo hap të së ardhmes, si dhe për forcë e durim për familjarët në këto çaste të rënda”, ka shkruar Dehari.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Çfarë ndodhi në momentet e fundit të jetës së saj?
- Shkupi do të jetë nikoqir i forumit të parë mbi diplomacinë energjetike – burimet e rinovueshme, investimet e gjelbra dhe gratë në energjetikë
- Si ta ndihmoni fëmijën tuaj të pastrojë hundët e tij



