Maqedonia e Veriut po bëhet pjesë e Konventës së shqyrtuar evropiane për bashkëproduksion kinematografik, në të cilin krahas anëtareve të cilat kanë të drejtë që të marrin pjesë dhe vendet të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa kanë potencial dhe kuadër për punë në projekte internacionale.
Qëllimi i Konventës së shqyrtuar, informojnë nga Agjencia e Filmit, është që të sigurohet kornizë juridike dhe financiare për bashkëproduksion të filmave të metrazhit të gjatë, në të cilat janë përfshirë produksione të bazuara në tri ose më shumë shtete nënshkruese.
“Kjo nënkupton se dyfish janë ulur kushtet të cilat duhet t’i përmbushin produksionet që të konsiderohen si bashkëproducentë edhe atë: Bashkëproduksionet multilaterale tani kanë pjesëmarrje minimale prej 5 për qind (përqindje paraprake 10 për qind), përderisa bashkëproduksionet bilaterale kanë pjesëmarrje minimale 10 për qind (përqindje paraprake 20 për qind)”, bëjnë të ditur nga Agjencia e Filmit.
“Jam i kënaqur që vendi ynë po fiton mundësi më të mirë që të jetë pjesë e filmave të mëdhenj evropianë në rolin e bashkëproduksionit. Ulja e dyfish e kushteve për pjesëmarrje në filma që ndonjëherë janë shumë të shtrenjtë për ne nënkupton dorë të zgjatur në kinematografinë evropiane”, thotë Gorjan Tozia, drejtor i Agjencisë së Filmit.
Fondi Evropian për Bashkëproduksion dhe shpërndarje të veprave kreative kinematografike dhe audiovizuale – Euroimazh e ka kompetencën ndaj projekteve të tilla, por edhe për të njëjtat do të mundësojë shpërndarje të praktikave më të mira me qëllim të lehtësimit të llojit të tillë të bashkëpunimeve.
Kjo rrethanë lehtësuese për produksionet vendore zyrtarisht hyn në fuqi më 1 tetor 2020.



