Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, pret që viti 2025 të jetë viti kur Maqedonia e Veriut përfundimisht do t`i fillojë negociatat me BE-në. 20 vite nga nisja e rrugës evropiane të vendit, Mucunski, sot në mëngjes, gjatë një takimi në Ministrinë e Jashtme, kërkoi mbështetje edhe nga ambasadorët e vendeve të BE-së.
“Shpresoj dhe pres që në 2025 do të bëjmë hapa të mëdhenj drejt harmonizimit të mëtutjeshëm me standarddet evropiane dhe nisje përfundimtare të negociatave përmes hapjes së kapitujve të për negociues. Bashkë me Ju, përmes dialogun dhe partneritetit të rregullt, jam I bindur se mund t`i realizojmë këto qëllime ambicioze”, tha Mucunski.
Optimist në këtë drejtim është shprehur edhe euroambasadori Rokas. Por, pret edhe aktivitete konkrete në luftën anti-korrupsion, sundimit të së drejtës dhe realizimin e obligimeve nga agjenda reformuese.
Ndërkohë, zhvillimet në Bullgari dhe se së shpejti mund të ketë një qeveri politike në Sofje, me interes po ndiqen edhe në Shkup. Maqedonia e Veriut pret bashkëbiseduesin me legjitimitet të plotë politik për negociata rreth zhbllokimit të eurointegrimeve.
Presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev, sot ia ndau mandatin e parë për të foruar qeverinë, Rosen Zhelazkovit – kandidatin për Kryeministër I emëruar nga partia GERB, grupit më të madh parlamentar në Kuvendin Bullgar.