Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka marrë vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi të dyshuar për vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, te një strugan 32-vjeçar policia ka gjetur rreth një kilogram mariuhanë, të cilën e mbante me vete në një kuti kartoni.
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, ka ngritur procedurë hetuese kundër një tetovari 34-vjeçar për veprën e njëjtë penale, sepse në bodrumin e një ndërtese ka mbajtur gjithsej 30 paketime drogë narkotike mariuhanë me gramazhë të ndryshme dhe me masë të përgjithshme neto prej 20, 32 gramë.
Për dy të dyshuarit në gjykatat kompetente, siç është bërë e ditur në kumtesën e PP-së, janë ngritur propozime për përcaktimin e masës së paraburgimit, të cilat janë pranuar dhe personave u janë përcaktuar masat e paraburgimit.