Avokati, Mile Naumovski, nga Shkupi ka ngritur iniciativë në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kërkon qëndrim juridik për më shumë çështje në lidhje me procedurën penale, përfshirë këtu edhe çështjen e faljeve të dhëna nga ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.
Në vitin 2016,kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2009 me të cilat u fshi neni 11, ku dhe i dha mundësinë presidentit që të jepte abolimin edhe pa kryer procedurën e faljes. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raportohet se Ivanov ka marrë vendim për faljen e më shumë se 50 personave, politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të afërt të dyshuar nga Prokurorinë Publike Speciale , gjë që solli protesta masive. Pas reagimeve në opinion, në Kuvend u miratuan ndryshimet në Ligjin për falje, të cilat lanë hapësirë për tërheqjen e abolimeve. Ivanov më pas njoftoi se ka tërhequr vendim për abolimin e 22 personave, në mesin e të cilëve ka edhe persona që deri më tani nuk i janë drejtuar kabinetit të tij me një kërkesë të tillë.
Po ashtu bëhet e ditur se gjykata ka një afat prej gjashtë muajsh për ta diskutuar këtë iniciativë. Qëndrimi pozitiv i gjykatës më të lartë do të nënkuptonte konfirmimin e faljeve të bëra nga ish-presidenti Gjorge Ivanov.
Data 09.06.2025
Aktuale
- Vdes një viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- MASH-i konstaton: Shkolla e vjetër e Nerovës nuk është në gjendje të mirë/ Pritet vendimi për objektin e ndërtuar nga vet banorët
- Akuzat e Deliut: Albin Kurti ka rekrutuar 109 asistentë në mënyrë ilegale
- Përfshihet nga zjarri një banesë, pëson djegie një grua! Ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore aktuale
- Azizi: Të rinjtë në fokus të Planit Operativ të Punësimit për vitin 2025
- Izraelitët protestojnë në mbështetje të Gazës në portin e Ashdodit
- Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali
- Nafta shtrenjtohet sërish – çmimi në rritje nga mesnata