Në lidhje me rastin e gruas lehone e cila u hodh nga dritarja e Klinikës Universitare për Gjinekologji, ju informojmë se sot Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor po kryen një inspektim të jashtëzakonshëm. Komisioni ka dalë në terren dhe mbikëqyrja është në vazhdim e sipër, për konstatimin e gjendjes faktike.
Pas përpilimit të raportit nga ana e ISHSSH-së , publiku do të informohet menjëherë.