Nga Enti Shtetërorë për Statistika njoftojnë se përfshi ditën e djeshme, deri në ora 20:00 janë regjistruar 1.813.153 qytetarë, 562.110 amvisëri dhe 822.575 banesa, përcjell Alsat. Ndryshe, sipas afateve ligjore sot është dita e fundit e regjistrimit.
– Advertisements –
Nga ESHS njoftojnë se përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre, pika këto të autorizuara nga Enti Shtetërorë për Statistika. Lokacionet e pikave në fjalë mund t’i gjeni në linkun:
https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf
Deri sot në mesnatë, do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. Qytetarët nga diaspora, që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.



