Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shpërthyer në lot teksa ka qenë prezent në varrimin e atyre që u vranë mesnatën e së premtes duke u gdhirë e shtuna, gjatë përleshjeve me trupat e angazhuara në grushtin e shtetit, që më pas dështoi.
Por çasti kur është prekur më shumë, ka qenë ai kur është permendur emri i mikut të tij të ngushtë, Eroll Ollçak, i cili u vra në urën e Bosforit së bashku me të birin 16-vjeçar. Këtij rasti tesheshi.com i ka kushtuar dhe një shkrim special.
“Ma bëni hallall, por nuk mundem të flas…”, thotë kreu i shtetit turk, që njihet për natyrën e tij sentimentale. /tesheshi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=yfc0MmM0QYQ