Asnjë polic i dyshuar për torturimin e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës nuk është dënuar deri më tani. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit që kur pjesëtarë të Grupit të Kumanovës kanë njoftuar avokatët dhe opinionin se ndaj tyre ushtrohet dhunë sistematike gjatë sjelljes në gjykatë dhe kthimit në burg, deri sot nuk ka asnjë dënim lidhur me këtë sjellje, shkruan Lajm.
“Jo që nuk janë dënuar, por nuk është ngritur as aktakuzë ndaj ndonjërit prej tyre”, deklaroi për Gazetën Lajm avokati i disa prej të arrestuarëve, Naser Raufi, duke shprehur revoltë ndaj mungesës së sanksioneve për policët dhe gardianët e akuzuar.
Torturimi i pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës edhe sivjet përmendet në Raportin vjetor për të drejtat e njeriut të State Departamentit Amerikan.
“Në korrik të vitit 2016, gjashtë nga 37 personat e arrestuar nën akuzën për pjesëmarrje në konfliktin e vitit 2015 me policinë në Kumanovë ku 18 persona mbetën të vdekur, kanë kërkuar nga gjykata të ju mundësohet asistencë mjekësore, pasi janë ankuar nga brutaliteti policor gjatë transportimit të tyre nga burgu në gjykatë. Avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar prolongim të procesit, duke pretenduar se “Tortura ndaj të arrestuarve është evidente dhe ka ndodhur që nga dita e parë kur janë arrestuar deri në seancën e fundit”. Gjykata i informoi avokatët e të dyshuarve se raportet mjekësore kanë konfirmuar dhunën fizike të ushtruar ndaj dy të arrestuarve dhe ka vërejtur lëndime minore. Ish ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, ka thënë hetimet nuk kanë gjetur gjurmë të torturës dhe nuk janë marrë masa kundër policëve dhe gardianëve të akuzuar, përkundër ankesave të përsëritura dhe thirrjet që të ndërmerren masa nga këshilli mbrojtës dhe ombudsmani. Në dhjetor të vitit 2016 Ministria e brendshme njoftoi se do të rihapen hetime. Deri në shtator, 14 policë dhe një gardian kanë qenë nën hetime për keqpërdorimet e përmendura. Në tetor ombudsmani konfirmoi akuzat e kryera nga të punësuarit e Ministrisë së Brendshme në rastin e transportimit të arrestuarve në gjykatë. Hetimet kanë vazhduar edhe lidhur me ankesat e njërit prej të arrestuarve se një pjesëtar i njësitit policor ‘Tigrat’ e ka dhunuar seksualisht”, thuhet në raportin vjetor të State Departamentit Amerikan.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Jotova: Nuk do të heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut
- LSDM: Mickoski dhe Klekovski po përhapin panik duke mos e publikuar dokumentin për ujin në Gostivar
- Partitë për vendimin lidhur me spitalet modulare, pushteti akuzon se po mbrohet Filipçe, opozita u përgjigj se të gjitha gënjeshtrat kanë marrë fund
- Me disa kilogram më pak, Fifi shfaqet ‘hot’ në pushime
- VLEN: Ali Ahmeti hesht, Islam Abazi mbyll hetimin, kush përgjigjet për 14 viktimat e spitalit modular?
- Mbi një dekadë priti kthimin e tyre, 84-vjeçari nga Pogradeci ndërron jetë pa parë 5 nipërit e mbetur në Siri
- Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi! Identifikohet edhe 45-vjeçarja
- LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare


