Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në fshatin Zhejë të Laçit pasditen e sotme.
Raportohet se ka mbetur viktimë një burrë, rreth moshës 67 vjeç.
Viktima është identifikuar me emrin Dodë Mamlak, i cili është vrarë në afërsi të banesës së tij.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje.
Sakaq, autori i ngjarjes mbetet i paidentifikuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.