Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur dhe zyrtarizuar akuzat ndaj Izmir Sakicës, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar për organizimin e një atentati ndaj Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij.
Sipas hetimeve të SPAK, plani për ekzekutimin nuk arriti të realizohej, pasi grupi i armatosur u qëllua me armë zjarri nga vetë Aleksandër Prendi menjëherë pasi kishte hyrë në fshatin Rranxë.
Ndaj tre të pandehurve janë ngritur akuzat për “vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, si edhe “armëmbajtje pa leje”, vepra këto të kryera, sipas SPAK, në kuadër të një grupi kriminal.


