Qytetarët përsëri mund të paraqesin kërkesa për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore në drejtorinë për çështje pronësore juridike.
Me ndryshimet në Ligjin për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore shtetërore, e cila hyri në fuqi dje, qytetarëve u është dhënë përsëri kjo e drejtë. Pikërisht, që nga mbarimi i afatit të mëparshëm të 15 dhjetorit 2014, qytetarët nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin kërkesë privatizimi.
Dokumentet që duhet të bashkëngjiten me kërkesën janë: fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës, baza ligjore në bazë të së cilës është arritur e drejta për shfrytëzimin e tokës (ligj, tapi, gjykim, marrëveshje, vendim, vendim i autoritetit kompetent) dhe të dhënat e tokës, çertifikata e planit kadasrës nga Agjencia për kadastër të patundshmërive ose listën e pronësisë nga kadastra e tokës. Kërkesat dorëzohen në Drejtorinë rajonale për çështje pronësore juridike në komunën ku është
vendosur toka. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për privatizimin e tokës ndërtimore shtetërore është 31 dhjetor 2021.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


