Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se në të kaluarën studentët nuk kanë pasur mundësi të organizojnë protesta për shkak të presioneve dhe kërcënimeve.
Sipas tij, situata ka ndryshuar me ardhjen e VLEN-it në pushtet, duke theksuar se tani studentët mund të shprehin lirshëm pakënaqësitë e tyre dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.
“Jo asesi. Kemi pasur me herët periudha kur më herët shkaku i kërcënimeve nuk është mundësuar mbajtja e protestave të studentëve. Për atë e thashë së duheshte të vjen VLEN-it në pushtet, të marrin frymë lirshëm, të dalin në rrugë të protestojnë për të drejtat e tyre dhe nga ana tjetër jemi ne përsëri ata që kujdesemi për studentët, jemi ne ata që do të zgjidhin këtë çështje, jemi edhe në gjatë kësaj peridhe kemi rritur shtesat”, deklaroi Elezi.


